LKD e Mitrovicës shënoi 25 vjetorin e themelimit

Në ceremoninë e rastit kushtuar këtij jubileu ishin të pranishëm kryetari i LDK-së, njëherësh dhe kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, pastaj përfaqësues nga kryesia qendrore e LDK-së, ministra, deputetë etj.

Lajme

06/05/2015 19:41

Isa Mustafa, duke uruar para të pranishmëve këtë përvjetor të rëndësishëm, ka shprehur respektin e tij për të gjithë ata që kanë punuar deri tani për ta mbajtur në këmbë këtë parti.

Sipas tij, mitrovicasit kanë qenë bashkudhëtarë të denjë të deritashëm të LDK-së.

Në anën tjetër, kryetari i LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi tha se edhe Mitrovica sikur gjitha qytetet tjera, asokohe u bë pjesë e rrugëtimit për liri, pavarësi dhe demokraci, duke themeluar degën e LDK-së më 6 maj 1990.

Ai ka bërë thirrje që të kujtohet sakrifica e prindërve, të kujtohen ata që sot nuk janë të gjallë, dëshmorët e kombit, si dhe qytetarët të cilët shpresojnë në LDK-në. /KosovaPress/