LK: Skuadrat që kanë gjasa të kalojnë fazën e grupeve këtë javë

Gjatë mesjavës do të zhvillohen dhe ndeshjet e fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa disa skuadra kanë mundësi që të kalojnë në fazën tjetër të kësaj gare.

Sport

02/11/2014 10:36

Gjashtë skuadra gjatë kësaj jave kanë gjasa të mira për tu kualifikuar në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve gjatë kësaj jave.

Një fitore e Real Madridit ndaj Liverpoolit në Santiago Bernabeu do ti garantonte atyre kualifikimin për në fazën tjetër edhe pse janë për tu zhvilluar dhe dy ndeshje tjera.

Borussia Dortmundi nuk është duke kaluar në formë të mirë në Bundesliga, mirëpo ata mund të kalojnë fazën grupore të Ligës së Kampionëve në këtë mesjavë.

Në anën tjetër, një fitore e Bayernit ndaj Romës do të konfirmonte vendin e parë të Bavarezëve, ndërsa një barazim do ti siguronte atyre kualifikimin.

PSG ka gjasa për kualifikim gjithashtu. Një fitore ndaj APOEL-it do të bëj që ata të kualifikohen, por vetëm nëse Barcelona nuk pëson humbje nga Ajaxi.

Chelsea gjithashtu ka gjasa për kualifikim. Nëse Blutë fitojnë takimin ndaj Mariborit ndërsa Schalke nuk mposhtet nga Sportingu, atëherë Jose Mourinho do të marrë një biletë për në fazën tjetër që nga tani.

Tre pikë për Porton ndaj Bilbaos do të ishin të mjaftueshme për ti dërguar ata në fazën tjetër, gjithnjë nëse Shakhtari e mposhtë BATE-n.