LK: Reali, statistika të frikshme në shtëpi

Skuadra e Real Madridit ka statistika mjaft të frikshme në ndeshjet e zhviluara në shtëpi në kuadër të Santiago Bernabeus.

Sport

16/09/2014 21:17

Skuadra mbretërore e Real Madridit, pret sonte në Santiago Bernabeu skuadrën zvicerane, Baselin.

Los Blancos në 18 ndeshjet e fundit të zhvilluara në Santiago Bernabeu në kuadër të Ligës së Kampionëve, nuk kanë pësuar asnjë humbje të vetme.

Në këto 18 ndeshje, Los Blancos kanë marrë 16 fitore dhe vetëm dy barazime.

Reali këtë sezon në Ligën e Kampionëve, është në grupin B së bashku me Baselin, Liverpoolin dhe Ludogoretsin.