LK: Gola me bollëk në pjesën e parë (Video)

Kanë përfunduar dhe pjesët e para të shtatë ndeshjeve të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve, që kanë filluar në ora 20:45. Në këto takime, vetëm në pjesën e parë janë shënuar një numër i madh i golave.

Sport

21/10/2014 22:50

Nga plotë shtatë ndeshje që kanë filluar në ora 20:45 të Ligës së Kampionëve, vetëm në pjesën e parë janë shënuar plotë 19 gola, duke kënaqur kështu adhuruesit e futbollit.

Vetëm në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet BATE Borisov dhe Shakhtar Donetsk janë shënuar plotë gjashtë gola, dhe të gjitha këto gola u shënuan nga skuadra mysafire, e cila udhëheq me rezultat bindës, 0-6.

Pjesa e parë ndërmjet Romës dhe Bayernit ka përfunduar me rezultat 0-5 në favor të bavarezëve.

Chelsea po udhëheq me Mariborin me rezultat 3-0, ndërsa Barcelona ndaj Ajaxit me rezultat 2-0. Porto është duke e mposhtur Bilbaon me rezultat 1-0.

Schalke është duke barazuar me Sportingun 1-1, ndërsa e vetma pjesë ku nuk është shënuar ende asnjë gol, është ajo ndërmjet APOELI dhe PSG-s, e cila është 0-0.

Lojtari i cili ka shënuar më shumë gola është sulmuesi i Shakhtarit, Adriano i cili ka realizuar katër herë për skuadrën e tij, vetëm në pjesën e parë.

Video

Roma 0-3 Bayern (Lewandowski)

Roma 0-1 Bayern (Robben)

Barcelona 1-0 Ajax (Neymar)

Barcelona 2-0 Ajax (Messi)

Chelsea 1-0 Maribor (Remy)

Roma 0-5 Bayern