Ljajic shpëton Romën nga humbja (Video)

Adem Ljajic ka shënuar dy gola në fazën e fundit të takimit, duke i dhënë një barazim të artë skuadrës së tij, në takimin ndaj Sassuolos.

Sport

06/12/2014 20:05

Vendasit e panë vetën në disavantazh të shpejtë prej dy golave, pasi Zaza (15’ 18’) shënoi dy gola për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Gjërat u vështirësuan për romakët, kur në minutën e 50’ De Rossi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

Sidoqoftë, Ljajic shënon dy gola (78’ 92’) për të barazuar rezultatin dhe për të mbajtur shpresat e skuadrës së tij për Scudetton.

Juventusi është lider me 35 pikë, teksa Roma është në vendin e dytë të tabelës së Serie A me 32 pikë.

Video