“Liza në botën e çudirave”, kjo është e vërteta (FOTO)

Të gjithë kemi dëgjuar për librin e Lewis Carrol, “Liza në botën e çudirave”.

Fun

27/06/2016 17:53

 

Bëhet fjalë për një nga librat si edhe filmat vizatimorë, më të dashur për fëmijë.

Por kush ishte Liza?

Emri i saj i vërtetë ishte Alice Pleasance Liddell. Familja e saj u zhvendos në Oksford në vitin 1856-n ku u miqësua me Charles Lutwidge Dodgson, ndryshe Lewis Carroll.

Shkrimtari është edhe autor i fotove që paraqiten këtu.

Ai e mori Lizën në një udhëtim me varkë.

Për ta argëtuar, improvizoi një histori me një protagoniste me emrin Alice.

Alice Liddell-it i pëlqeu shumë historia dhe iu lut që ta shkruante.

Në vitin 1865 u botua libri me titullin: “Liza në botën e çudirave”.