Liverpool–Newcastle, formacionet zyrtare

Liverpooli e ka për obligim ta mposht Newcastlen dhe të shpresojë në një gabim eventual të Manchester Cityt, për ta fituar titullin e kampionit në Angli. Më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare.

Sport

11/05/2014 16:28

Liverpooli beson ende në mrekulli. Reds duhet ta mposhtin të dielën Newcastle Unitedin dhe të shpresojnë që West Hami ta mund Manchester Cityn, për t’u shpallur kampionë në Angli.

Të dyja skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare, me të cilat do ta nisin ndeshjen që zhvillohet në Anfield Road.

Liverpool: Mignolet, Johnson, Skrtel, Agger, Flanagan, Henderson, Gerrard, Allen, Sterling, Suarez, Sturridge.

Newcastle: Krul, S.Taylor, Williamson, Coloccini, Haidara, Debuchy, Anita, Tiote, Gouffran, Sissoko, Shola Ameobi.