Liverpoolit ia do me Realin

Liverpool dhe Real Madrid do të jenë kundërshtarë në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve. Reds kanë bilanc të shkëlqyeshëm kundër Los Blancos.

Sport

28/08/2014 20:50

I rikthyeri në garë, Liverpool do të luajë kundër kampionit në fuqi Real Madrid, Baselit si dhe skuadrës bullgare Ludogorets Razgrad, në Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Dueli mes Reds dhe Los Blancos do të sjellë kujtime të mira për ekipin anglez që i mposhti spanjollët me rezultat të përgjithshëm 5:0 më 2009, përfshirë turpërimin 4:0 në Anfield.

Por, në përgjithësi, skuadra angleze ka bilanc të shkëlqyeshëm kundër Real Madrid.

Në tri ballafaqime në kuadër të Kupës së Evropës/Ligës së Kampionëve, Liverpool ka shënuar gjashtë gola, pa pranuar asnjë.