Liverpooli zotëron Londrën

Liverpooli e ka ‘zotëruar’ Londrën, duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat bindës, 5:0, në ndeshjen e zhvilluar sonte, në kuadër të xhiros së 16-të të Premierligës. ‘Reds’ kanë qenë dominues dhe fituan me plot meritë. Luis Suarez e nisi serinë e golave në minutën e 18-të, për ta vazhduar Jordan Henderson (40’) e John Glanagan…

Sport

15/12/2013 17:54

Liverpooli e ka ‘zotëruar’ Londrën, duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat bindës, 5:0, në ndeshjen e zhvilluar sonte, në kuadër të xhiros së 16-të të Premierligës.

‘Reds’ kanë qenë dominues dhe fituan me plot meritë. Luis Suarez e nisi serinë e golave në minutën e 18-të, për ta vazhduar Jordan Henderson (40’) e John Glanagan (75’).

Sulmuesi uruguaian doli në skenë sërish në minutën e 84-t me golin e dytë personal, kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Raheem Sterling në minutën e 89-të.

Spurs luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 64-t, pas ndëshkimit me karton të kuq të Paulinhos, pas një ndërhyrjeje të ashpër. Duke e shfrytëzuar humbjen e kryesuesit Arsenal, Liverpooli iu afrua në vetëm dy pikë kreut.