Liverpooli vazhdon me formë të lartë, e mposht 5:0 Napolin

Liverpool ka dhuruar një tjetër performancë mbresëlënëse në ndeshje miqësore.

Sport

04/08/2018 20:50

Finalistët e Ligës së Kampionëve të edicionit të kaluar kanë arritur të mposhtin 5:0 skuadrën e Napolit.

Milner e hapi serinë e golave në minutën e 4’, për të vazhduar Wijnaldum në minutën e 9’ që shënoi për 2:0.

Në fillim të pjesës së dytë, Salah mori një harkim të mirë nga Shaqiri, dhe falë pakujdesisë së mbrojtjes së Napolit, shënoi për 3:0.

Nuk vonoi shumë dhe Liverpool shënoi edhe golin e katërt në minutën e 73’ me anë të Sturridge, ndërsa në minutën e 78’, Moreno vendosi rezultatin përfundimtar, kur shënoi për 5:0./Lajmi.net/