Liverpooli tregohet i pamëshirshëm ndaj West Hamit

Liverpooli e ka fituar më lehtë siç është pritur përballjen ndaj West Hamit.

Sport

04/11/2017 20:22

‘The Reds’ kanë arritur që në udhëtim të mposhtin 1:4 West Hamin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të.

Liverpooli e nisi mirë takimin, kur shënoi përmes Salah në minutën e 21’ dhe Matip në minutën e 24’.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit u rikthyen duke ngushtuar epërsinë me anë të Lanzinit.

Por, vazhdimi i kësaj pjese i takoi Liverpoolit, që shënoi edhe dy gola të tjerë. Fillimisht me Chamberlain në minutën e 56’ dhe Salah në minutën e 75’./Lajmi.net/