Liverpooli shumë larg nivelit të Realit (Video)

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore bindëse me rezultat 3-0 midis Anfieldit, kundër Liverpoolit, që është shumë larg nivelit që ka qenë gjatë sezonit të kaluar.

Sport

22/10/2014 23:35

Fillimi i ndeshjes ishte mjaft i mirë me një dominim të lehtë të Liverpoolit. Sidoqoftë në minutën e 23’, James Rodriguez i jep një top fantastik Cristiano Ronaldos, i cili me një klas të lartë shënon për të kaluar Realin në epërsi.

Në vazhdim erdhën dy gola nga Karim Benzema (30’ 41’) të cilat nënshkruan kapitulimin e Liverpoolit që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Brendan Rodgers bëri disa zëvendësime, mirëpo nuk rezultuan të jenë të sukseshme. Me këto tre pikë, Reali është kryesues i grupit B me pikë të plota nga tre ndeshje, ndërsa Liverpooli ka vetëm tre pikë dhe rrezikon kualifikimin nga faza grupore. 

Video