Liverpooli shkatërron Brightonin

Liverpooli ka shënuar fitore të thellë 1:5 në udhëtim te skuadra e Brighton.

Sport

02/12/2017 17:50

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të të Premierligës, skuadra e Jurgen Klopp me plot meritë ka mposhtur 1:4 Brightonin, për të vazhduar serinë e mirë të rezultateve.

Robert Firmino me dy gola, Emre Can dhe Philippe Coutinho me nga një gol dhe Dunk me autogol në fund, ishin realizator për Liverpoolin.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Murray, nga penalltia.

Me këtë fitore, Liverpooli renditet në vendin e katërt me 29 pikë./Lajmi.net/