Liverpooli s’e bën hesap Tottenhamin (Video)

Liverpooli ka dominuar ndaj Tottenhamit, të cilin e mposhti 3:0 në udhëtim. Golat e Sterling, Gerrard e Moreno, ia sollën fitoren ekipit të Brendan Rodgers.

Sport

31/08/2014 17:20

Liverpooli nuk e ka bërë hesap Tottenhamin, të cilit ia dha tre gola, në ndeshjen e zhvilluar sot në Londër.

Reds fituan 3:0, duke dominuar ndaj kundërshtarit. Raheem Sterling i kaloi udhëtuesit në epërsi në minutën e tetë, ndërsa Steven Gerrard e ngriti avantazhin e mysafirëve në minutën e 49-të, pasi shënoi nga penalltia.

Ndërkaq, golin e qetësisë për ekipin e Brendan Rodgers e realizoi Alberto Moreno, në minutën e 60-të.

Tek Liverpooli, në këtë ndeshje u paraqit edhe përforcimi më i ri, Mario Balotelli.

Kjo ishte fitorja e dytë e Liverpoolit këtë sezon, ndërsa humbja e parë e Tottenhamit.