Befason Liverpooli, pranë transferimit të Cheryshev

Mediat angleze raportojnë se Liverpooli është pranë transferimit të sulmuesit të Real Madridit, Denis Cheryshev.

Sport

02/08/2015 15:37

Daily Telegraph shkruan se Liverpooli është duke kërkuar një sulmues të skuadrës së Real Madridit.

Dhe, sulmuesi në fjalë është Denis Cheryshev i cili mund të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë kësaj vere.

Liverpooli është duke përgatitur një ofertë prej 14.9 milionë euro për të siguruar shërbimet e këtij sulmuesi.