Liverpooli ‘pazar’ në Madrid

Liverpooli besohet se është duke kërkuar shërbimet e kapitenit legjendar te Real Madridit, Iker Casillasit.

Sport

05/10/2014 10:54

Daily Express raporton se Liverpooli pritet të tentojë për të siguruar shërbimet e portierit të Rea Madridit, Iker Casillas, gjithnjë nëse transferimi i Valdesit dështon të kryhet me sukses.

Skuadra e Brendan Rodgers nuk ka besim në aftësitë e Simon Mignolet i cili ka bërë disa gabime të pafalashme gjatë ndeshjeve të fundit të Premier Ligës.

Casillas pritet që të largohet nga Reali dhe siç shihet destinacioni i tij i ardhshëm dotë jetë Premier Liga.