Liverpooli, ofertë zyrtare për Shaqirin

Interi ishte shumë pranë transferimit të anësorit të Bayernit, Xherdan Shaqirit, mirëpo në orët e para të mëngjesit të sotëm, Liverpooli ka bërë përpjekje zyrtare për transferimin e tij.

Sport

05/01/2015 11:46

Sipas raportit të bërë nga Daily Mirror, mësojmë se Liverpooli ka bërë përpjekje zyrtare për të transferuar Xherdan Shaqirin nga Bayerni.

Skuadra angleze besohet se ka dërguar një ofertë zyrtare te skuadra bavareze, për të siguruar shërbimet e lojtarit 23 vjeçar.

Përndryshe, skuadra që dëshiron ta blejë Shaqirin, duket të paguajë hiç më pak se diku rreth 20 milionë euro.