Liverpooli nuk ndalet, shënon edhe fitoren e katërt në Premierligë

Liverpool shënoi fitoren e katërt rresht në Premierligë duke mposhtur Leicester Cityn në udhëtim me rezultat 2:1.

Sport

01/09/2018 15:22

Liverpool ka shënuar edhe fitoren e katërt nga po aq ndeshje në sezonin e ri në Premierligë.

“Reds” mposhtën në udhëtim ekipin e Leicester Cityt me rezultat 2:1.

Sadio Mane dhe Robert Firmino shënuan golat brenda 45 minutave të para të lojës, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Rachid Ghezzal shfrytëzoi një gabim të portierit Alisson Becker për të realizuar golin e vendasve.

Xherdan Shaqiri luajti te “Reds” nga minuta e 71-të kur zëvendësoi Mohamed Salah. /Lajmi.net/