Liverpooli nuk ia falë gafat, Karius befason me skuadrën e re

Portieri i Liverpool, Loris Karius, protagonist me gafat e tij në finalen e Champions League të fituar 3-1 nga Real, 3 muaj më parë në Kiev, është pranë transferimit te skuadra turke e Besiktas

Sport

12/08/2018 14:33

Lajmi konfirmohet nga e përditshmja britanike “The Sun”.

Duket se Karius nuk e bind më trajnerin Jurgen Klopp, që ka vendosur ta shesë dhe të mbajë si portier të dytë Simon Mingolet, ndërkohë që titullar do të jetë braziliani Alisson, që erdhi këtë verë nga Roma.

Pavarësisht se nuk është një portier që bind, skuadra e Besiktas beson te 25-vjeçari gjerman, ndaj kërkon ta sjellë në Superligën turke.

Bëhet fjalë për një transferim në formë huazimi me të drejtë blerje pas një viti, por nuk dihet nëse Karius do ta pranojë këtë lëvizje apo jo.

Pak ditë më parë ai u prit me duartrokitje nga fansat e “reds”, kur hyri në fushë gjatë miqësores që Liverpool luajti dhe fitoi ndaj Torinos, duke e falur për gafat e bëra në finalen e Champions.