Liverpooli nuk “djersitët shumë” për ta mposhtur Southamptonin

Liverpooli ka shënuar fitore të lehtë në ‘Anfield Road’ ndaj Southampton.

Sport

18/11/2017 17:51

‘The Reds’ me lojë të bukur, kanë mposhtur Southamptonin 3:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të.

Salah shënoi dy herë në pjesën e parë, në minutat 31’ dhe 41’.

Golin e tretë për Liverpoolin, e shënoi Coutinho në minutën e 68’.

Me këtë fitore, Liverpooli zë pozitën e pestë me 22 pikë./Lajmi.net/