“Liverpooli mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”

Mohamed Salah beson se Liverpooli mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Sport

13/04/2018 20:08

Ylli egjiptian që këtë sezon ka shënuar 39 gola për Liverpoolin ka thënë se ‘The Reds’ mund të arrijnë lavdinë evropiane.

Liverpool ka arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe tani do të ballafaqohet me Romën.

“Ne mundemi të fitojmë”, ka deklaruar Salah.

“Jemi në gjysmëfinale. E kam thënë gjithmonë se gjërat duhet t’i marrim hap pas hapi, jemi në gjysmëfinale dhe gjithçka mund të ndodhë”./Lajmi.net/