Liverpooli, kërkah hiq (Video)

Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te skuadra e Ludogoretsit me rezultat 2-2, duke rrezikuar kështu kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Sport

26/11/2014 22:44

Ndeshja filloi keq për të besuarit e Rodgers, pasi në minutën e 3’ Abalo shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Sidoqoftë, të kuqtë bënë një përmbysje të shpejtë. Në minutën e 8’ Rickie Lambert shënon për të barazuar rezultatin.

Në minutën e 37’ Jordan Henderson shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi. Sidoqoftë, në minutën e 88’ Terziev shënon për të barazuar rezultatin, që njëherish ishte dhe përfundimtar i takimit.

Ndeshja e fundit që do të zhvillohet ndërmjet Liverpoolit dhe Baselit në Anfield, do të jetë vendimtare për fatin e këtyre dy skuadrave.

Video