Liverpooli i rikthehet fitores

Skuadra e Liverpoolit më në fund u është rikthyer fitoreve, pasi ka mposhtur në Anfield skuadrën e WBA-së me rezultat të ngushtë, 2-1.

Sport

04/10/2014 18:52

Pjesa e parë ishte mjaft interesante me një Liverpool më kërcënues. Në minutën ne 45’ pas një aksioni të mirë ndërmjet Hendersonit dhe Lallanas, është ky i fundit që arrin të fut topin në rrjetën e kundërshtarit pas një goditjeje me të majtën e tij.

Në minutën e 56’ Berahino arrin ta shndërroj në gol një penalti të fituar nga vet ai, duke barazuar kështu rezultatin e takimit.

Sidoqoftë, Jordan Henderson në minutën e 61’ arrin që ta rikthejë epërsinë e skuadrës së tij, që në fund doli të ishte dhe goli i fitores.

Me këto tre pikë, Liverpooli është në kuotën e 10 pikëve nga shtatë ndeshje, ndërsa WBA ka tetë pikë.

Liverpool 1-0 WBA