Liverpooli gjen zëvendësuesin e Coutinhos

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Philippe Coutinhos.

Sport

17/11/2017 19:33

Braziliani gjatë verës së ardhshme mund të largohet në drejtim të Barcelonës, skuadër që e kërkoi me ngulm verën e kaluar.

Lajmi bëhet edhe më i besueshëm kur kuptohet se Liverpool po mendon për zëvendësuesin e tij.

Sot në mediet spanjolle, është raportuar se Liverpool ka gjetur në Francë zëvendësuesin e Coutinhos.

Bëhet fjalë për Julian Draxlerin e PSG-së.

Draxler ka humbur besimin e trajnerit Emery, pas transferimeve të Neymar dhe Mbappe./Lajmi.net/