Liverpooli fiton në fund, Napoli gabon në Beograd

Liverpool ka mposhtur PSG-në në kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/09/2018 22:53

“Reds” fituan me rezultat të ngushtë, 3:2.

Sturridge dhe Milner realizuan në pjesën e parë për vendësit.

Rezultati u barazua nga golat e Munier dhe Mbappe.

Megjithatë, Firmino shënoi në minutën e fundit dhe ia siguroi Liverpoolit fitoren e madhe.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Napoli nuk arriti të mposht Cervena Zvezdën.

Sfida në Beograd u mbyll 0:0. /Lajmi.net/