Liverpooli fiton lehtë, barazohet me pikë me Chelsean

Me këtë fitore, Liverpooli grumbullon 50 pikë dhe renditet në pozitën e katërt, aq sa ka edhe Chelsea i treti.

Sport

30/01/2018 22:49

Liverpooli iu kthehet fitoreve.

“The Reds” e kanë mposhtur Huddersfieldin në udhëtim, 3:0.

Golat për ekipin e Jurgen Klopp i shënuan Emre Can, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

Me këtë fitore, Liverpooli grumbullon 50 pikë dhe renditet në pozitën e katërt, aq sa ka edhe Chelsea i treti.

Ndërkohë, Huddersfield mbetet në vendin e 14 me 24 sosh. /Lajmi.net/