Liverpooli e transferon Lambertin

Liverpooli i ka siguruar shërbimet e futbollistit të Southamptonit, Rickie Lambert. Sulmuesi anglez rikthehet tek Reds pas 17 vjetësh.

Sport

02/06/2014 13:49

Liverpool ka njoftuar se e ka transferuar përfaqësuesin anglez nga Southamptoni, Rickie Lambert.

32 vjeçari do të jetë zëvendësues i dy sulmuesve të padiskutueshëm, Luis Suarez e Daniel Sturridge, për ta përmirësuar ekipin.

Fillimisht, Liverpooli i ka paguar 4.5 milionë funte, por mund të rritet deri në 9 milionë funte, në bazë të paraqitjeve të lojtarit dhe arritjes së objektivave të Liverpoolit.

Pas Lambert, Reds mund ta transferojnë edhe Adam Lallanan, për të cilin Liverpooli mund t’i paguajë për 25 milionë funte.

“Nuk mund ta besoj këtë. E kam dashur këtë klub gjatë tërë jetës. Jam larguar nga këtu 17 vjet më parë, por nuk kam ndalur së dashuri këtë klub”, ka thënë Lambert.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Liverpoolin. Nuk besoja se kjo mundësi do më vinte. E di sa i madh është Liverpooli dhe kjo do të thotë gjithçka për mua”, vijoi ai.