Liverpooli e mbyll vitin në mënyrë perfekte (Video)

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore bindëse me rezultat 4-1 në takimin e zhvilluar kundër Swanseas në Anfield, duke e mbyllur kështu vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sport

29/12/2014 22:47

Në minutën e 33′ të takimit, Alberto Moreno shënon një gol të bukur për të kaluar skuadrën e tij në epërsi. Me epërsi minimale përfundon dhe pjesa e parë.

në minutën e 51′ dhe 61′ Lallana shënon dy gola, ndërsa Gomis në minutën e 52′ shënon golin e vetëm për mysafirët në këtë takim. Në minutën e 69′ Shelvey shënon një autogol për ti dhënë epërsinë më të lartë The Redsave.

Me këtë fitore, Liverpooli është në kuotën e 28 pikëve në vendin e tetë, pesë pikë më pak se vendi i katërt që mbahet nga skuadra e Southampton.

Video