Liverpooli arrin marrëveshje me yllin e Bundesligës (FOTO)

Liverpooli kanë arritur marrëveshje me Rb Leipzig për mesfushorin Naby Keita, i cili do të transferohet në ‘Anfield Road’ verën e ardhshme.

Sport

28/08/2017 16:10

Lajmin e bën të ditur ‘Goal.com’, ku nga burimet e saj mëson se çështja e transferimit të Keita te Liverpool, është e kryer.

‘The Reds’ gjatë gjithë verës kanë qenë të interesuar për reprezentuesin e Ganës, por ishte Leipzig që refuzonte duke mos dashur të humbas lojtarin kryesor në pjesëmarrjen e parë në Ligën e Kampionëve.

Por, Liverpool tani ka gjetur gjuhën e përbashkët me gjermanët, për transferimin e 21 vjeçarit verën e ardhshme.

Shuma e transferimit të Keita te Liverpool, nuk është cekur./Lajmi.net/