Liverpooli, 50 milionë euro për Vidal

Liverpooli është mjaft i interesuar për Arturo Vidalin. Reds i kanë bërë gati 50 milionë euro, në tentim që ta bindin Juventusin për t’ia shitur yllin kilian.

Sport

24/07/2014 16:54

Arturo Vidal është njëri prej emrave më të përfolur në afatin kalimtar të verës. Manchester United dhe Real Madrid janë klubet që e pëlqejnë mesfushorin kilian, por jo vetëm.

Tabloidi britanik, Metro, shkruan se Liverpooli është duke e përgatitur një ofertë të jashtëzakonshme për futbollistin e Juventusit.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, Reds janë të gatshëm t’i paguajnë 50 milionë euro, vetëm për ta sjell në Anfield Road yllin kilian, i cili shkëlqeu në sezonet e fundit me Bianconeri në Itali.