Liverpooli, 190 milionë euro për Pogba-Vidal-Reus

Liverpooli e ka bërë gati një ofertë shokuese për tre futbollistë: Arturo Vidal, Paul Pogba e Marco Reus. Reds janë të gatshëm t’i shpenzojnë 190 milionë euro për dyshen e Juventusit.

Sport

22/07/2014 14:59

Liverpooli e shiti Luis Suarezin, por kjo nuk nënkupton se Reds nuk do të përforcohen gjatë kësaj vere.

Madje, ekipi i Brendan Rodgers e ka ndërmend të godasë fort, duke i sjell në Anfield Road tri yje.

Mediat britanike shkruajnë se gjiganti anglez i ka bërë gati 150 milionë funte, respektivisht 190 milionë euro, si buxhet të kësaj vere, për t’i transferuar dy mesfushorët e Juventusit, Paul Pogba e Arturo Vidal, si dhe mesfushorin e Borussia Dortmundit, Marco Reus.