Liverpool vendos për Balotelin

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka insistuar se sulmuesi Mario Balotelli nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

16/01/2015 11:52

Mario Balotelli do të mbetet në Liverpool, ka insistuar menaxheri Brendan Rodgers.

Strategu i Reds ka mohuar spekulimet se sulmuesi mund të largohet nga Anfield gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Mario është djalosh i mirë. Nuk ka bërë atë që kemi shpresuar, por jemi të vendosur që ti ndihmojmë dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Ai nuk do të shkojë askund në janar”, deklaroi Rodgers.

“Mancini e njeh mirë dhe pati të drejtë. Pajtohem se Mario ka nevojë për mbështetje”, u shpreh ai.

Balotelli iu bashkua Liverpoolit nga Milan në verën e vitit të kaluar por ka dëshpëruar me paraqitjet e tij për Reds, pasi ende nuk ka shënuar asnjë gol në Premierligë.