Liverpool shpërblen Firminon

"Reds" janë duke përgatitur rinovimin me rritje page për lojtarin.

Sport

30/04/2018 08:41

Ylli i Liverpoolit, Roberto Firmino, do të qëndrojë gjatë në “Anfield”.

“Reds” janë duke përgatitur rinovimin me rritje page për lojtarin, përcjellë “Lajmi.net”.

“Goal” raporton që rinovimi do të ndodh së shpejti, me Firminon që është shndërruar ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të Jurgen Klopp.

Ai ka realizuar 27 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon. /Lajmi.net/