Liverpool shkon përpara

Liverpool nuk lejoi befasi dhe fitoi në udhëtim te Bournemouth me rezultat 2:0, duke siguruar kualifikimin për në rrethin e pestë të FA Cup. Menaxheri Brendan Rodgers nuk e nënqmoi kundërshtarin dhe aktivizoi formacionin më të fortë të mundshëm duke u përkujdesur që të vazhdojë garën dhe e kreu detyrën me sukses. Victor Moses i…

Sport

25/01/2014 14:40

Liverpool nuk lejoi befasi dhe fitoi në udhëtim te Bournemouth me rezultat 2:0, duke siguruar kualifikimin për në rrethin e pestë të FA Cup.

Menaxheri Brendan Rodgers nuk e nënqmoi kundërshtarin dhe aktivizoi formacionin më të fortë të mundshëm duke u përkujdesur që të vazhdojë garën dhe e kreu detyrën me sukses.

Victor Moses i kaloi Reds në epërsi pas 26 minutash lojë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Kurse, Daniel Sturridhe ia siguroi fitoren Liverpoolit dhe kualifikimin tutje me golin e tij pas saktësisht një ore lojë.

Luis Suarez luajti tërë ndeshjen, por kësaj radhe nuk e gjeti cakun. Por, ky mund të jetë një lajm i keq për kundërshtarin e radhës të Liverpoolit ku ylli uruguaian do të synojë të përmirësohet.