Liverpool “shkelë” Cityn, pranë gjysmëfinales

"The Reds" fituan në "Anfield" me rezultat të thellë, 3:0.

Sport

04/04/2018 22:39

Liverpooli ka shkatërruar Manchester Cityn në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

“The Reds” fituan në “Anfield” me rezultat të thellë, 3:0.

Shifrat u zhbllokuan nga Mohamed Salah.

Për 2:0 realizoi Oxlade-Chamberlain, ndërsa goli i tretë u realizua nga Sadio Mane.

Kësisoj, skuadra e Jurgen Klopp ka një epërsi të madhe para ndeshjes së kthimit. /Lajmi.net/