Liverpool rrit Anfieldin

Liverpool i është afruar rinovimit të stadiumit Anfield duke e rritur kapacitetin e tij në 55 mijë ulëse. Sipas tabloidit britanik Daily Mirror, drejtuesit e klubit kanë eliminuar të gjitha pengesat e mundshme në sigurimin e aprovimit për të filluar punimet. Anfield është një prej stadiumeve më të famshme angleze, edhe pse ka kapacitet prej…

Sport

30/01/2014 20:05

Liverpool i është afruar rinovimit të stadiumit Anfield duke e rritur kapacitetin e tij në 55 mijë ulëse.

Sipas tabloidit britanik Daily Mirror, drejtuesit e klubit kanë eliminuar të gjitha pengesat e mundshme në sigurimin e aprovimit për të filluar punimet.

Anfield është një prej stadiumeve më të famshme angleze, edhe pse ka kapacitet prej vetëm 45 mijë ulësesh, andaj drejtuesit e Liverpoolit kanë bërë gati planet që të shtojnë kapacitetin për 10 mijë spektatorë të tjerë.

Tribuna The Main Stand është prioritet, dhe raportohet se ajo do të jetë në qendër të rinovimit më të madh, duke e tejkaluar sektorin e famshëm The Kop, ku qëndrojnë tifozët më të zjarrtë të Liverpoolit.