Liverpool prezanton fanellën e dytë

Liverpool humbi nga Manchester City në garë për titull të kampionit në Premierligë. Por, Reds kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri, duke prezantuar fanellën e re, si mysafirë, të cilat kanë ngjyrë të verdhë.

Sport

14/05/2014 19:15

Liverpool mund të ketë humbur garën për titull të kampionit në Premierligë, por Reds tashmë janë duke u bërë gati për edicionin e ri, duke prezantuar fanellën e re, të dytë.

Skuadra e menaxherit Brendan Rodgers humbi pozitën e parë nga Manchester City, duke dështuar të fitojnë titullin e parë në ligë nga viti i largët 1990.

Por, Reds tashmë janë përqendruar në edicionin 2014/15, dhe ka rikthyer fanellën me ngjyrën e verdhë, për herë të parë nga viti 2007. Mesfushori Lucas Leiva ishte i lumtur me uniformën e re.

“Më pëlqen shumë kjo fanellë, për mua më e veçanta e fanellave të Liverpoolit si mysafirë ishin gjithmonë uniformat e verdha”, deklaroi ai.