Liverpool pa dy lojtarë kyç për ndeshjen kundër Bayern

Liverpool ka pranuar një lajm jashtëzakonisht të keq, në prag të ndeshjes me Bayern Munich.

Sport

01/02/2019 16:15

Jurgen Klopp nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy lojtarëve kyç në formacionin e tij bazë.

Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez, lojtarët e qendrës së mbrojtjes nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e vlefshme për 1/16-ën e Ligës së Kampionëve.

“Trent Alexander Arnold dhe Joe Gomez nuk do të jenë të gatshëm” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Nuk do të rikthehet Joe. Trent po bëhet më mirë dhe më mirë e më mirë, dhe është afër rikthimit. Shpresoj se do të stërvitet 100% javën e ardhshme” ka thënë tutje ai.

Van Dijk në anën tjetër do t’i mungojë skuadrës së tij, për shkak të suspendimit, pasi është ndëshkuar tri herë me kartonin e verdhë gjatë fazës së grupeve.

Kujtojmë se edhe për Bayern Munich  do të mungojë sulmuesi Thomas Muller. /Lajmi.net/