Liverpool nuk e ndërron stilin

Brendan Rodgers insiston se nuk e ka ndërmend të braktis stilin e lojës sulmuese, derisa udhëheq kandidaturën e Liverpoolit për titullin e parë në ligë pas 24 vjetësh. Reds shfaqën fuqi dhe dobësi në fitoren 4:3 ndaj Swanseas të dielën, duke u shfaqur të pandalshëm në fazën sulmuese, mirëpo ndeshja solli edhe dëshmi se skuadra…

Sport

24/02/2014 10:37

Brendan Rodgers insiston se nuk e ka ndërmend të braktis stilin e lojës sulmuese, derisa udhëheq kandidaturën e Liverpoolit për titullin e parë në ligë pas 24 vjetësh.

Reds shfaqën fuqi dhe dobësi në fitoren 4:3 ndaj Swanseas të dielën, duke u shfaqur të pandalshëm në fazën sulmuese, mirëpo ndeshja solli edhe dëshmi se skuadra ka telashe në mbrojtje.

Rodgers pranon se Liverpool duhet të jetë më i sigurt në repartin defanziv por u zotua se nuk do të ndryshojë natyrën e lojës së lirë.

“Mendoj se ai nuk është stili ynë. Brengosem gjithmonë nëse nuk luajmë futboll të mirë. Nuk jam i kënaqur vetëm me rezultate. Deri më tani ia kemi dalë. Por, nganjëherë pranojmë gola të pakujdesshëm. Janë gabimet dhe vendimet që na kushtojnë”, deklaroi ai.

“Ishte një fitore e rëndësishme për ne. Ne sigurisht nuk ishim në nivelin tonë më të mirë kundër Swanseas, por pjesa ofanzive e lojës tonë, doli sërish vendimtare”.