Liverpool “nokauton” Porton, pothuajse siguron çerekfinalen

Më i dalluari te mysafirët ishte Sadio Mane, i cili realizoi “het-trik”.

Sport

14/02/2018 22:36

Liverpool e ka siguruar pothuajse kualifikimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“The Reds” e shkatërruan në udhëtim Porton, 5:0.

Më i dalluari te mysafirët ishte Sadio Mane, i cili realizoi “het-trik”.

Ndërkohë, rrjetën e gjetën edhe Mohamed Salah e Roberto Firmino.

Ndeshja e kthimit do të luhet për statistika. /Lajmi.net/