Liverpool në bisedime me Falcaon

Liverpool është shfaqur si pretendent i ri për transferimin e sulmuesit të Monacos, Radamel Falcao, pas njoftimeve se është në bisedime për angazhimin e golgeterit kolumbian.

Sport

07/08/2014 10:15

Liverpool është optimist për transferimin e Radamel Falcaos këtë verë pas fillimit të negociatave me Monacon, në kërkim të marrëveshjes.

Falcao pritet të largohet nga Monaco gjatë këtij afati kalimtar të verës për të përmirësuar bilancin financiar në klub, dhe Real Madrid e Manchester City janë skuadrat më të përmendura të interesuara për transferimin e tij.

Por, Liverpool duket se ka hyrë në garë për sulmuesin derisa synon të sjellë një zëvendësim për Luis Suarezin, pas transferimit të tij në Barcelonë.

Gazetarja italiane Mina Rzouki ka njoftuar se Reds tashmë kanë zhvilluar bisedime pozitive për Falcaon dhe shpresojnë ta transferojnë në Anfield së shpejti.