Liverpool mposht Man Cityn, financiarisht

Manchester City u shpall kampion i Premierligës, por përcjellësi i tyre i parë, Liverpool, është skuadra që përfitoi më së tepërmi nga fondi i shpërblimeve. Reds u pasuruan me 96 milionë e 578 mijë e 329 funte.

Sport

14/05/2014 18:45

Premierliga u konfirmua si liga më e pasur në botë pas publikimit të shifrave prej 1.5 miliardë funtesh të shpërblimeve, pas përfundimit të sezonit.

Sa për ta ilustruar më mirë, skuadra e fundit në renditje, Cardiff përfitoi 62 milionë funte, ndërsa Liverpool u ‘pasurua’ më shumë se kampioni i ri Manchester City. Gjiganti nga Merseyside përfitoi 97.544.336 funte nga fondet e Premierligës për edicionin 2013-14, duke e rrëzuar Cityn në pozitën e dytë.

City përfitoi 96.578.329 funte. Liverpool fitoi më shumë se City për shkak se 28 prej 38 ndeshjeve të tyre të Premierligës u transmetuan direkt në televizion, për dallim prej vetëm 25 të skuadrës së menaxherit Manuel Pellegrini.

Pesë skuadrat që përfituan më së tepërmi u kompletuan nga Chelsea (94.1 milionë funte), Arsenal (92.9), dhe Tottenham (89.7). Kampioni i sezonit të kaluar, Manchester United këtë vit doli i gjashti.