Liverpool me vendim të papritur për Alisson

Sipas mediave britanike, Liverpool nuk është gati të ofrojë më shumë se 60 milionë euro.

Sport

21/03/2018 21:32

Liverpool ka hequr dorë nga Alisson Becker.

Klubi nga “Anfield” është dorëzuar për portierin e Romës, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas mediave britanike, Liverpool nuk është gati të ofrojë më shumë se 60 milionë euro.

Braziliani ka konfirmuar qëndrimin në kryeqytetin italian, duke u shprehur i lumtur te Roma.

Ai do të rinovojë në fund të vitit, ani pse në anën tjetër kërkohet edhe nga Real Madridi. /Lajmi.net/