Liverpool me super-transferim nga Real Madridi

Një telefonatë mund të ndryshojë jetën.

Sport

18/04/2018 23:51

Kjo është ajo që uron Dani Ceballos pas një sezoni të vështirë të kaluar te Real Madrid mes stolit dhe tribunës.

Në ditët e kaluara, Liverpool ka shtuar kontaktet me menaxherët e mesfushorit spanjoll, duke arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme për një kontratë katërvjeçare.

Ndërhyrja e vendosur e Jurgen Klopp ndryshon programet e Milan, që është interesuar shumë për Ceballos në muajt e kaluar.

Mesfushori i datëlindjes 1996-të ishte ëndrra e kuqezinjve për mesfushën. Por kuqezinjtë nuk kanë mundur të bëjnë asnjë lëvizje për shkak të “Fair Play”-it Financiar.

Më ndryshe ka qenë situata e Juventus, që e ka parë gjithmonë Dani-n si një lojtar interesant, por vetëm me kushte të caktuara.

Bardhezinjtë nuk kishin ndërmend të paguanin 40 mln euro, shuma e kërkuar nga Real. Liverpool ka përfituar nga kjo situatë dhe ka përshpejtuar operacionin me një telefonatë që mund të çojë në tym plane dhe strategji të merkatos.

Rezultate imazhesh për Dani Ceballos