Liverpool – Man Utd, formacioni i kombinuar

Liverpool dhe Manchester United takohen të dielën në ‘Anfield Road’ për të zhvilluar derbin më të madh në futbollin anglez.

Sport

14/12/2018 15:31

Ky vit, të dy skuadrat i zë në pozita të ndryshme dhe me objektiva të ndryshëm.

Derisa Liverpool për herë të parë pas shumë vitesh shfaqet kandidatë për titull, Manchester United po synojnë kapjen e pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Në prag të këtij derbi, ‘DaiylMail’ ka formuluar një formacion të kombinuar me lojtarët e të dy skuadrave.

Ky formacion përbëhet me nëntë lojtarë të Liverpool, dhe vetëm dy të Manchester United.

Anthony Martial dhe David de Gea janë lojtarët e vetëm që kanë zënë vend në formacionin e ‘DailyMail’./Lajmi.net/