Liverpool kontakton Romeron

Liverpool kërkon Sergio Romeron. Reds kanë kontaktuar Sampdorian duke konfirmuar interesimin për transferimin e portierit të Kombëtares argjentinase.

Sport

14/08/2014 09:48

Liverpool ka hapur bisedimet me klubin italian Sampdoria rreth marrëveshjes për transferimin e portierit të Argjentinës, Sergio Romero.

Reds kërkojnë angazhimin e një portieri të ri për të paraqitur konkurrencë për Simon Mignolet dhe ka kthyer vëmendjen tek Romero pas dështimit për angazhimin e David Marshall dhe Karl Darlow.

Sipas “Sky Italia”, Liverpool ka kontaktuar Sampdorian duke konfirmuar interesimin për Romeron. Argjentinasi është njoftuar se mund të largohet nga klubi pas shkëlqimit në Kampionatin botëror ku ndihmoi Kombëtaren e tij të arrijë deri në finale.

27-vjeçari ishte i huazuar në Monaco gjatë stinorit të shkuar por nuk depërtoi në ekip.