Liverpool kërkon Behramin e Inlerin

Në përjashtim të ndonjë befasie, në fund të këtij sezoni Liverpool do të rikthehet në Ligën e Kampionëve. Për të përforcuar ekipin, sipas portalit zviceran Infoticker.ch, menaxheri i Reds, Brendan Rodgers ia ka vënë syrin dy futbollistëve të Napolit. Bëhet fjalë për mesfushorët Valon Behrami dhe Gokhan Inler. Pavarësisht joshjes së paraqitjes për një klub…

Sport

27/03/2014 19:00

Në përjashtim të ndonjë befasie, në fund të këtij sezoni Liverpool do të rikthehet në Ligën e Kampionëve.

Për të përforcuar ekipin, sipas portalit zviceran Infoticker.ch, menaxheri i Reds, Brendan Rodgers ia ka vënë syrin dy futbollistëve të Napolit. Bëhet fjalë për mesfushorët Valon Behrami dhe Gokhan Inler.

Pavarësisht joshjes së paraqitjes për një klub të madh si Liverpool, është shumë e vështirë që Napoli të lejojë largimin e kosovarit dhe zviceranit – bashkëlojtarë në ekipin e Zvicrës – brenda një afati kalimtar.

Behrami së fundmi është përmendur si objektiv i rivalit nga Serie A, Inter, derisa spekulohet se do të largohet nga Napoli pas përfundimit të këtij sezoni.

Kurse, Inler vazhdon të jetë një prej futbollistëve kryesor në ekipin e ish menaxherit të Liverpoolit, Rafa Benitez.