Liverpool i dyti në Premierligë

Liverpool shënoi fitore shumë të rëndësishme në udhëtim tek Soputhampton, me rezultat 3:0 dhe u ngjit në pozitën e dytë në Premierligë. Skuadra e menaxherit Brendan Rodgers mori pikë të plota kundër një skuadre të papërshtatshme si Southampton, dhe konfirmoi kandidaturën për titullin e kampionit. Sulmuesi uruguaian Luis Suarez kaloi Reds në epërsi në minutën…

Sport

01/03/2014 19:25

Liverpool shënoi fitore shumë të rëndësishme në udhëtim tek Soputhampton, me rezultat 3:0 dhe u ngjit në pozitën e dytë në Premierligë.

Skuadra e menaxherit Brendan Rodgers mori pikë të plota kundër një skuadre të papërshtatshme si Southampton, dhe konfirmoi kandidaturën për titullin e kampionit.

Sulmuesi uruguaian Luis Suarez kaloi Reds në epërsi në minutën e 16’të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.

Kurse, pak para se të mbërrihej në një orë lojë, Raheem Sterling tregoi se është në top-formë këtë edicion duke dyfishuar epërsinë e Liverpoolit.

Rezultatin përfundimtar e vulosi kapiteni Steven Gerrard nga penalltia në minutën e 95’të. Reds e shfrytëzuan humbjen e Arsenalit nga Stoke dhe u ngjitën në pozitën e dytë, edhe pse me pikë të barabarta me ekipin e Arsene Wengerit.

Por, ata kanë katër më pak se lideri Chelsea.