Liverpool humb edhe një futbollist për finalen e Ligës së Kampionëve

Liverpool me mungesa në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Sport

09/05/2018 07:04

Liverpool vazhdon të pësojë goditje para finales në Ligën e Kampionëve më 26 maj.

“Reds” për ballafaqimin ndaj Real Madridit nuk mund të llogarisin në Oxlade-Chamberlain, Joel Matim dhe Adam Lallana, për shkak të lëndimeve.

Po ashtu, në dyshim është edhe Emre Can, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, mediat angleze raportojnë se mungesa e radhës te Liverpool do të jetë mbrojtësi i ri anglez, Joe Gomez, po ashtu i lënduar. /Lajmi.net/