Liverpool harron Coutinhon, transferon një super yll nga PSG

I përzgjedhur i Jurgen Klopp është Julian Draxler nga Paris Saint-Germain.

Sport

09/01/2018 10:00

Drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur nga puna për të vendosur në dispozicion të Jurgen Klopp një mesfushor me tipare sulmuese për të zëvendësuar brazilianin Coutinho i cili u transferua te Barcelona këtë fundjavë.

I përzgjedhur i Jurgen Klopp është Julian Draxler i cili mund të luajë dhe dhe si mesfushor i avancuar por edhe si sulmues krahu. Gjermani po gjen shumë pak hapësira te Paris Saint Germain dhe për të mos humbur grumbullimin në Botëror kërkon të ndryshojë skuadër.

Liverpooli do të ishte një opsion i mirë për Draxler i cili i ka minutat e reduktuara tek PSG.